Shalsi pas takimit me Yuri Kim: Deputetja Koti nuk gjeti kurajo t’i thotë ambasadores pse mbështet Berishën

Pas takimit të zhvilluar mesditën e sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi doli në një prononcim për mediat ku zbardhi detaje nga takimi, ku ishte e pranishme edhe deputetja e rreshtuar krah Berishës, Sorina Koti.
Shalsi u shpreh se Koti nuk pati kurajon që t’i shpjegojë ambasadores se ‘pse ende mbështet Sali Berishën’.
“Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik.
Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara”- tha Shalsi.