Bejko: Pas Enver Hoxhës, Berisha lideri më i refuzuar! Nuk e ka problem ta lëpijë atë që e pështyn

Ish-deputeti i PD Roland Bejko deklaroi se Partia Demokratike është një, por Sali Berisha është ai që e ndan. Ai e cilëson Berishën si liderin më të refuzuar pas Enver Hoxhës.
Sipas Bejkos, ardhja e tij në pushtet nuk i përmbushi revolucionet e shumëpremtuara. Bejko u shpreh se realizimi i Reformës Territoriale do i tregonte popullit se nuk ka asnjë kuptim të ndjekin pafundësisht Berishën dhe premtimet e tij boshe, kur Partia e vërtetë Demokratike i mban premtimet që jep.
“Berisha i ka pirueta këto. Berisha deri dje thoshte për Alibeajn që është i përdorur, i kapur, lolo i Taulant Ballës dhe Edi Ramës, sot i thot Alibeajt hajde ta bëjmë. Nuk e ka problem Berisha, më fal për shprehjen, atë që e pështyn ta lëpijë,” – u shpreh ish-deputeti.
Sipas Bejkos, Berisha kërkon përfitime politike.