Zhgënjim nga Basha apo kalim te Berisha? Kapllanaj akuzon ish kryetarin e PD: Ke dështuar, s’jemi më me ju! Për çfarë bën takime?

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me personat që ka pasur kryetar degësh për jugun në Berat.
Por në këtë takim ish kreu i PD Fier, Agron Kapllanaj e ka kundërshtuar me tone të ashpra dhe duke i kujtuar dështimet gjatë kohës kur drejtonte Partinë Demokratike.
“A e kuptoni se jeni një kryetar i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet.
Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr, nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju!”- tha Kapllanaj.
Krahas Kapllanaj edhe Roland Bejko ka shprehur kundërshtitë e tij, duke thënë se nuk pranon sjelljen e Bashës karshi tyre.
Ndërkohë 1 javë më parë, Basha pati zhvilluar takim me ish krerët e PD të veriut./m.j
