“Ramës duhet t’ia kishim prerë me kohë biletën”, Berisha e pranon: Mori mandatin e tretë për fajin e demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Gjirokastra u shpreh se Partia Demokratike ndodhet në një mision historik, më i rëndësishëm sesa ai i vitit ‘91 për largimin e qeverisë “Rama3 “, e cila është kthyer në një diktakturë të mirëfilltë.
Sipas Berishës, fitorja e kryeministrit Rama në 3 mandate radhëzi bën përgjegjës dhe atë. Ish-kryeministri theksoi se PD duhet t’ia kishte “prerë me kohë biletën Ramës”.
“Së pari ju përshëndes ju përzemërsisht, ju dhe përulem me nderim të madh para mbështetjes tuaj dhe kontributin tuaj në demokracinë shqiptare. Gjirokastra ka qenë dhe mbetet një qendër e ndritur kulture, një universitet i bashkejetës shqiptare, grekëve. Që i bën nder mbarë kombit shqiptare me atë që stërgjyshërit kanë krijuar, qëndrojnë në krye të trashëgimeve kulturore të botës dhe me këtë kontekst mbeten gjithnjë frymëzues veprat, krijimet dhe paraardhësve tuaj.
PD është partie e traditës. Sot unë jam këtu për të dëgjuar zërin tuaj, për të diskutuar me ju, por edhe për të kërkuar nga ju nga mbarë demokratët dhe demokratet e këtij qyteti, nga PD, një shumëfishim të përpjekjeve tona për të përmbushur misionin e rëndësishëm, jetik që kemi si demokrat dhe demokrate. Mision në një kohë kritike. Duhet të jemi të vetëdijshëm, fakti që ndodhemi në mandatin e tretë të një qeverie që kalon nga skandali në skandal, na bën përgjegjës dhe ne.
Na vë në një përgjegjësi kombëtare. Ndaj dhe apeli dhe kushtrimi i thellë është të bëjmë gjithçka si forcë politike për ndryshim, realizëm, gjithçka që në çdo akt dhe veprim tonë të jemi të vërtetë, real. Mos të harrojmë një gjë, qyrku, manteli që kemi 9-vjeçar nuk flet në favorin tonë. Sepse ne Edi Ramës duhet t’ia kishim prerë me kohë biletën, një qeveri e mirëfilltë antishqiptare se ka përdorur të gjithë metodat e paligjshme. Demokratë të tjerë do t’i bashkohen me këtë detyrë në mënyrë që PD në çdo akt dhe frymë të saj të bëhet realiste. Detyra është e vështirë dhe e përballueshme që ne të fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe të nxjerrim Ramën nga pushteti.
Zgjidhja pritet nga secili nga ne, jush, duke njohur se jemi në një mision historik më të rëndësishëm sesa në vitin 91. Tani kemi një diktakturë, pushteti i një partie që nuk ka kampe pork a të gjitha të tjerë. Ka qytetarë të ndjekur nga puna, të burgosur nga një gafë. Padrejtësi maksimale ndaj qytetarëve. Kjo kërkon që siç merremi çdo ditë me fëmijët, të kemi një kohë maksimisht të mundshme për t’u marrë me misionin tonë dhe t’i bindim shqiptarët të bashkohen me ne”, u shpeh Berisha.