“Kanë qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës”, Berisha akuza të forta qeverisë: E FSHINË vetë sistemin TIMS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastrës, duke thënë se i kanë fshirë vetë të dhënat nga sistemi TIMS.
Sipas Berishës qeveria i ka fshirë të dhënat nga ky sistem sepse ka frikë nga drejtësia, pasi kishin me qindra udhëtime të përbashkëta me vrasës.
“Këtyre iu ka frika nga fjala, janë të pashpresë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të bëjmë gjithçka për të tërhequr çdo shqiptarë që beson se po shkelmohet. Ky është shtet i shkërrmoqur, shtet kashte, inftrastruktura dixhitale ra. Gënjejnë dhe vëtëm gënjëjnë kur thonë se i kemi të dhënat. Të dhënat u janë zhdukur, i zhdukën vetë. Se dilnin të lidhur kokë me krimin, i zhdukën se kanë me qindra udhëtime me banditë, me krimin.
Dhe e dinë që drejtësia vonon por nuk harron. Kemi çdo zgjidhje. Paketën antikrizë, kam biseduar me sindikatat dhe kemi siguruar minimumin jetik. Do përgjysmojmë taksat mbi naftën, subvencionojmë transportin publik. Nuk pyesin për qytetarët, ministrat që porosisin një vakt një biftek, sa ç’siguron një familje. Ju ftoj të dashur miq, të angazhohemi në këtë betejë në protesta të fuqishme. Do bëjmë gjithçka për të dalë me një kandidat. “, tha Berisha.