Zelensky paralajmëron: Putin po përgatit shoqërinë ruse për përdorimin e armëve bërthamore, bota të veprojë tani!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se zyrtarët rusë kanë filluar të “përgatisin shoqërinë e tyre” për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, duke shtuar se nuk beson që Rusia është gati që t’i përdorë ato.

“Ata nuk janë gati ta bëjnë këtë, t’i përdorin. Por fillojnë të komunikojnë. Ata nuk e dinë nëse do ta përdorin apo jo. Mendoj se është e rrezikshme edhe të flasësh për të”, tha Zelensky.

Sipas BBC Zelensky mohoi të ketë nxitur sulme ndaj Rusisë, duke pretenduar se një vërejtje e mëparshme ishte përkthyer gabimisht.

“Duhet të përdorni goditje parandaluese,” tha ai, duke iu referuar sanksioneve dhe  jo sulmeve”.

Presidenti Zelensky tha se bota duhet të veprojë tani pasi kërcënimet e Rusisë janë një “rrezik për të gjithë planetin”.

Ai theksoi se Moska kishte “bërë një hap tashmë”, duke pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, stacioni më i madh bërthamor në Evropë, të cilin Putin po përpiqet ta kthejë në pronë ruse.

“Bota mund të ndalojë urgjentisht veprimet e pushtuesve rusë.Bota mund të zbatojë paketën e sanksioneve në raste të tilla dhe të bëjë gjithçka për t’i bërë ata të largohen nga termocentrali bërthamor”, përfundoi presidenti Zelensky.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT