Mister në Danimarkë, pas shpërthimit të gazsjellësit shkencëtarët regjistrojnë disa tërmete nënujore

Zyrtarët në Danimarkë kanë shprehur habinë e tyre pas katër lëkundjeve sizmike të vogla që u regjistruan këtë javë në ishullin verilindor danez në detin Kattegat.

Qëndra Gjeologjike e Danimarkës (GEUS) tha se lëkundjet u ndjenë të martën dhe të mërkurën, duke shtuar se lëkundjet ishin vetëm 30 sekonda larg njëra-tjetrës.

Shkundjet u ndjenë në ujërat ndërkombëtarë të ishullit danez në Laesoe. Sipas regjistrimeve ato ishin 0.7 dhe 0.9 ballë të shkallës Rihter dhe të regjistruara rreth orës 10:41 dhe 03:26, sipas GEUS.

Agjencia sizmologjike tha në një deklaratë të martën se besohet se bëhet fjalë për “tërmete natyrale”.

“Sidoqoftë, lëkundjet janë shumë të vogla dhe duke qenë se sinjali është kaq i vogël, pas analizave të mëtejshme, GEUS nuk mund të vendosë me siguri se çfarë po e shkakton sinjalin sizmik”.

Agjencia shprehet se lëkundjet janë kapur në një zonë ku nuk ka infrastukturë daneze dhe autoritetet po ndjekin nga afër situatën në ujërat rreth Danimarkës.

Lëkundjet vijnë një muaj pas shpërthimeve që dëmtuan gazjellësin rus në detin Baltik, dhe pasi dy rrjedhje u raportuan nga Suedia dhe Danimarka. Të dyja ishin në ujërat ndërkombëtarë.

Qeveria e Danimarkës dhe Suedisë më herët deklaruan që dyshojnë se shpërthimet u shkaktuan nga vendosja e disa eksplozive në një akt sabotimi. Rrjedhjet nga Nord Stream 1 dhe 2 shkarkuan një sasi të madhe metani në ajër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT