KUSH është personi që udhëtonte me Doklen, emri i tij doli në maskarën me 3 të vrarë në Fushë-Krujë

Fatjon Murati u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia e Tiranës pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.
Murati gjatë arrestimit ndodhej në makinë me Endrit Doklen dhe Gentjan Reçin. Murati është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi ai akuohet për armëmbajtje pa leje, por jo vetëm kaq.
Emri i Muratit doli nga grupi hetimor edhe në maskarën me tre të vdekur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Mes emrave që kërkon organi i akuzës të pyeten ishin Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi, numri dy i bandës së Durrësit të Endrit Dokle, në lidhje krushqie me ish-policin e vrarë, dhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Ramazan Rraja.
Policia nga atentati mblodhi një sërë provash dhe Prokuroria e Kurbinit kërkoi që të merrej në pyetje Fatjon Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi.
Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata, mbetën të vdekur pasditen e 17 korrikut pasi makinës me të cilin ata udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës ju bë pritë dhe u qëllua me breshëri plumbash. Fatkeqësisht, të tre të rinjtë ndërruan jetë në vend.
Shoferi Besmir Hoxha dhe pasagjeri i parë, Brilant Martinaj ndërruan jetë në vend. I treti, Diklen Vata që qëndronte në sediljen e pasme u plagos por mundi të dilte nga “Volksëagen Passati” dhe të bënte disa metra. Autorët e kanë parë dhe i kanë shkuar pas, duke e qëlluar përsëri derisa e lanë të vdekur krah karrexhatës.