Hapet sërish ura e Krimesë, Putin urdhëron rritjen e sigurisë në zonë

Është hapur një pjesë e urës së Krimesë, në më pak se 24 orë pas sulmit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në urë kanë rifilluar shërbimet e trenit që ishin ndërprerë për shkak të shpërthimit. Tashmë dy trena janë nisur nga Krimeja për në Moskë dhe Shën Petersburg.
Ura është hapur për qarkullim edhe për automjete. Mediat ruse, megjithatë, raportojnë se njëra anë e urës po funksionon normalisht, ndërsa tregon se makinat dhe trenat lëvizin normalisht.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar rritjen e sigurisë së urës si dhe infrastrukturës që furnizon Krimenë me energji elektrike dhe gaz natyror.
Në një dekret të lëshuar disa orë pas shpërthimit në urë, Putin tha se shërbimi i sigurisë FSB (pasardhësi i KGB-së) do të shtonte masat e sigurisë.