‘Mund t’u vë në dispozicion…’, zbardhet dëshmia e Endrit Dokles për masakrën e Fushë-Krujës

Endrit Dokle ka mohuar para grupit hetimor të ketë lidhje me masakrën e Fushë-Krujës. Mbrëmjen e djeshme, ai u shoqërua nga policia dhe para efektivëve është shprehur se në momentin e vrasjes, ishte në një vend tjetër.

Madje, ai u ofrua të vinte në dispozicion edhe kamerat e sigurisë të vendit ku ishte në kohën kur ndodhi vrasja e trefishtë.

‘S’kam lidhje me ngjarjen. Nuk kam asnjë konflikt me ta. Jam ndodhur në një ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund t’ua vë në dispozicion”.- ka dëshmuar Dokle.

Mbrëmjen e djeshme, policia arrestoi tre persona gjatë një aksioni ‘blic’. Endrit Dokle, Fatjon Murati, 32 vjeç, si dhe kunati i Dokles, Gentian Reçin, u vunë në pranga, pasi u kapën në një mjet.

Fillimisht policia pikasi Doklen, e pas kontrolleve u zbuluan dhe dy emrat e njohur. Pa kaluar 24 orë, Dokle dhe Reçi u lanë të lirë, ndërsa në arrest është mbajtur vetëm Murati.

Atij i është prerë fletë-arresti, pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i Kristjan Gjinit, 25 vjeç, për ngritjen e një baze armësh në Tiranë. Shoqërimi i Dokles u bë pasi ishte nën shoqërinë e një personi të shpallur në kërkim. Tashmë ai është i lirë.

Indrit Dokle rifitoi lirinë me kusht nga gjykata e Krujës afro 2 vite me parë, ndonëse ishte dënuar me burg përjetë. Emri i tij doli sërish në skenë, pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, i cili tha Ervis Martinaj i kishte premtuar shumën prej gjysmë milioni euro për ta eliminuar ish-të dënuarin.

Në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, Martinaj, 40 vjeç u shpall në kërkim dhe prej 2 muajsh fati i tij mbetet mister, pasi familja pretendon se ai mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët gjatë kohës që ishte në arrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT