Shkatërrimi i urës në Krime, Putin thërret me urgjencë Këshillin e Sigurisë! Çfarë do të njoftojë?

residenti rus, Vladimir Putin do të mbledhë të hënën Këshillin e Sigurimit, dy ditë pas shpërthimit të urës së Krimesë.
“Nesër, presidenti ka planifikuar një takim me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ura e Kerçit që lidhte Krimenë me Rusinë, është hedhur në erë këtë të shtune, duke bërë që në rrjetet sociale në Ukrainë të nisë festa. Gadishulli u aneksua nga Rusia në vitin 2018, në mënyrë të ngjashme me 4 rajonet e aneksuara një javë më parë. Ura përdorej për të futur pajisjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.
“Çdo gjë e paligjshme duhet të shkatërrohet, gjithçka e vjedhur duhet të kthehet në Ukrainë, gjithçka e pushtuar nga Rusia duhet të dëbohet”, ka shkruar një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e krahasoi shpërthimin e urës me fundosjen e kryqëzorit të raketave të Rusisë Moskva në prill. Simbolika e urës së Kerçit është vërtetë e madhe, pasi ajo u hap në vitin 2018 nga presidenti Putin, për të treguar që Krimea ishte ruse. Nga ana tjetër, zyrtarët rusë paralajmëruan hakmarrje.
Zëvendësguvernatori i rajonit jugor të Stavropolit në Rusi, Valery Chernitsov foli për sulme në qytetet e mëdha ukrainase, si hakmarrje pas sulmit në urën strategjike të Krimesë.
“Ukrainas, largohuni nga qytetet tuaja, veçanërisht ato të mëdha. Sepse ju pret një surprizë e madhe. Raketat Sarmat janë gati për të goditur”, dëgjohej në një video kërcënuese të postuar në Twitter.