E FUNDIT/ Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit, ja arsyeja

Seanca që ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Sajmir Tahiri, është shtyrë.
Mësohet se shkak është bërë një fatkeqësi familjare që i ka ndodhur avokatit mbrojtës, Maks Haxhia. Gjykata e Elbasani ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin prej tre vitesh e katër muaj burg.
Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.