VIDEO/ “Kot, shumë kot i doli goli këtij”! Agustin Kola: Ne shqiptarët e shajmë, si ka mundësi që Brojën e fut Chelsea?

Armando Broja ka arritur që të shënojë golin e parë me Chelsea. Sulmuesi tundi rrjetën ndaj Wolves me një goditje brilante që gjeti cepin e rrjetës. Menjëherë pas këtij takimi, legjenda e futbollit shqiptar, Agustin Kola, ka dhënë një prononcim për “Sport Ekspres”.
Edhe këtë herë Kola nuk e ka kursyer sarkazmën për mënyrën sesi komentohen legjionarët tanë në opinionin sportiv, po ashtu si edhe në rastin e Myrto Uzunit ndaj Israelit.
“Kot, shumë kot i ka dalë goli Armando Brojës sot. Unë pyes veten sesi ka mundësi që Chelsea e fut këtë lojtar? Ne shqiptarët vetëm e shajmë, nuk e duam, nuk duam që të futet te Kombëtarja dhe e fut Chelsea. Kjo është shumë e habitshme”, shprehet Kola. /Sport Ekspres/
Armando Broja first senior goal for Chelsea the club he joined since the age of 8. Great for his confidence pic.twitter.com/BEYSh0PkZA
— MOËT Boss (@6ixGaad) October 8, 2022