Zbardhet dëshmia e të shumëkërkuarit Fatjon Murati, çfarë tha për vrasjen e Brilant Martinajt

Dy ditë më parë, policia shoqëroi Endrit Doklen, ish-anëtarin e bandës së Durrësit, pasi ndodhej në makinë me të shumëkërkuarin Fatjon Murati.

Policia e kërkonte këtë të fundit pasi më 13 korrik të këtij viti, u gjet një gjurmë gishti në një pistoletë të sekuestruar, dhe rezultati ishte që i përkiste atij.

Pas kontrollit që u bë në automjet, ku nuk u gjet asgjë e paligjshme, të gjithë personat që gjendeshin në makinë u shoqëruan në polici.

Një ditë më pas, Gentian Reçi dhe Endrit Dokle, u lanë të lirë nga policia, por kjo nuk ndodhi me Fatjon Muratin.

Murati është marrë në pyetje por s’ka pranuar autorësinë e krimit. Në dëshminë e tij, Murati ka shpjeguar se:

“…armët nuk janë të miat dhe s’kam asnjë lidhje me to. Jam i paqartë se në çfarë rrethana është ndodhur gjurma ime e gishtit në një prej kutive, ku mbahej pistoleta, por jam i bindur se gjithçka është aksidentale. Unë kam njohje me të arrestuarin Kristjan Gjini, dhe para disa kohësh këtij personi ja kam marrë borxh makinën. Makinën në pjesën e pasme të saj, e kam pastruar duke hequr disa kuti letre, por pa e ditur se çfarë kishte brenda tyre. Besoj shumë, se ky ka qenë momenti ku mund të kem lënë shenjën e gishtit në kutinë e gjendur në banesën e Kristjan Gjinit…” – ka rrëfyer në polici Fatjon Murati.

Treshja e shoqëruar u pyet edhe për vrasjen e bujshme të kushëririt të Vis Martinajt në masakrën e Fushë-Krujës por mohuan të kenë lidhje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT