Noka: I shkova në tavolinë Alibeajt, ai më përzuri. Po duan të bashkohen me ne, të na japin vulën e të tërheqin padinë. I përgjigjet Gjekmarkaj

Numri dy i partisë së Sali Berishës, Flamur Noka, foli për bisedimet e mundshme me grupimin e Alibeajt për bashkimin në një të vetëm.

“Prej kohësh kemi bërë thirrje për të gjithë faktorët opozitarë që duan të mundin regjimin të bëhen bashkë. Shpresojmë që të ecë mbarë gjithçka.

Edhe grupi i Alibeajt duam ta kenë seriozisht. Ne kemi qenë të hapur të bashkërendojmë agjendën kundër këtij regjimi. Dëshirojmë që agjenda e çdo demokratik, deputetet apo jo, të jetë e unifikuar me agjendën e PD kundër këtij regjimi. Mirëpresim kontributin e çdokujt”, tha Noka.

Noka tha se i ka shkuar në tavolinë Alibeajt dhe i ka thënë se pavarësisht divergjencave, interesi i demokratëve i detyron të ulen për t’i dhënë një zgjidhje.

“Ditën e enjte i kam shkuar në tavolinë Alibeajt. Sigurisht që mora refuzim”-tha Noka.

Më tej ai tha se “tërheqja e padisë është rruga e qartë për bashkimin e demokratëve”, pra që PD t’i mbetet Sali Berishës, pa vendim gjykate.

Nokës i është përgjigjur deputeti Agron Gjekmarkaj.

“Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet, tellalli se jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final”, shkruan Gjekmarkaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT