“Dikush në Polici s’bëri detyrat”, Karamuço: 4 vdekur e 12 të zhdukur pas rrëfimit të Dumanit…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço është shprehur për “Breaking” me moderatoren Elisa Gjerani, për operacionin e Policisë, ku u arrestuan dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, vrasës me pagesë.
“Dikush në Policinë e Shtetit nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë siç duhet”, u shpreh Karamuço në lidhije me rastin e arrestimit të dy djemëve.
“Ata nuk kishin asnjë dosje në Polici, persona me rrezikshmëri kaq të lartë nuk rezultonin në sistem.
Ata në komunitet njiheshin si persona shembullorë, ndërkohë që ishin shumë të rrezikshëm për komunitetin”, deklaroi Eksperti i Kriminalistikës.
Karamuço ka folur edhe në lidhje me organizatat kriminale në vend, ku zbuloi se në vend janë mbi 20 të tilla.
“Janë mbi 20 organizata kriminale në Shqipëri, të cilat janë identifikuar. Në organizata ka mbi 1000 persona”, tha Karamuço.
“6 vdekur dhe 12 të zhdukur kanë ndodhur vetëm pas deklaratës së Dumanit”, është shprehur eksperti i sigurisë.
Karamuço tha se ka ardhur koha që Policia e Shtetit të vlerësohet siç duhet.
“Të hap garën e gradave dhe pastaj të ketë rezultate. 100 ditë nuk janë të mjaftueshme për Policinë. Çfarë do ndodhë pas këtyre 100 ditëve, të pushohet sërish drejtori?
Punonjësit e shtetit, duhet të vlerësohen financiarisht dhe në karrierë,”-tha Karamuço.