Dyshohej se e bëri Deizi Arapi/ Zbulohet kush ia dogji makinën 34-vjeçarit në Bilisht (EMRI)

Policia ka zbardhur ditën e sotme ngjarjen e ndodhur një natë më parë në Bilisht, ku u dogj automjeti i 34-vjeçarit Marsel Buçi.
Teksa më herët u dyshua që pa zjarrvënies qëndronte Deizi Arapi, për shkak të konflikteve të mëparshme me Buçin, autorët janë identifikuar si 35-vjeçari Durim Stafa, i icli është arrestuar dhe vëllai i tij R.S, që është shpallur në kërkim
Njoftimi i policisë:
Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.
Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.