Gazetari i “Bild”: Do publikoj përgjimet e blerjes së votave në Shqipëri

Pieter Tiede, gazetari i prestigjozes gjermane “Bild”, i cili pak javë më parë publikoi një shkrim ku bëhej fjalë për shit-blerjen e votës në Shqipëri gjatë vitit 2017, ka paralajmëruar se do të publikoj të tjera regjistrime.

Sipas gazetarit, regjistrimet do të tregojnë për shit-blerjen e votës nga ana e Partisë Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Tiede ka konfirmuar se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, me shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Njoftimi i gazetarit

‘Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …

Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime  në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Telefonata të bëra me politikan dhe votues’, shkruan Tiede./ Opinion.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT