Një përgjigje për Dick Marti, me 11 vite vonesë!

Problemi është: Ia vlejti apo jo, fjalimi i Ramës?
Unë kam qenë në ministrinë e Jashtme, kur është ngritur çështja e Dick Marty, nëse duhej votuar ose jo ky raport. Një ndër akuzat që ministria e Jashtme më ka bërë është pasi unë shkruaja në shtypin e kohës, kundër votimit për marrjen e këtij raporti në konsideratë në mënyrë që të hetohej. Kjo është një nga akuzat të cilat ministri e Jashtme i ka bërë edhe në çështjen gjyqësore që kam me të. Unë mendoj që fjalimi i Ramës ishte i domosdoshëm për faktin se jo sepse raporti i Dick Marty ishte një shpifje monstruoze kundër UÇK-së dhe kundër shtetit shqiptar si bashkëpuntor në trafikun e organeve.
Një akuzë shumë e rëndë, e cila ka sensibilitet në njerëz. Fakti që kjo ishte fake, një akuzë, një shpifje e trilluar dhe këtë e tregoi fakti që Gjykata Speciale në akuzat kundër komandantëve të luftës në UÇK nuk i ka marrë parasysh. por fjalimi i Edi Ramës ishte i rëndësishëm si një kundërbalancë i fjalimeve që mbajnë ndaj prezencës në shtyp në media në çfarëdolloj organizmi të pro putinistëve. Nuk ka aktivitet, nuk ka shfaqje mediatike ku marrin pjesë majtistë, fansa të Rusisë, të autroitarizmit të Putinit, të cilët nuk përmendin Kosovën, çlirimin e Kosovës, të cilët nuk e përmendin si krim lufte bombardimin e Beogradit.
Janë këta njerëz, të cilët e kanë On Top, të akuzave të tyre. Të falcitetit që demek Perëndimi ka ndaj të drejtave të njëriut sepse na qënka bombarduar Beogradi në një kohë që Beogradi ishte një ëngjëll me sjelljen e tij në Kosovë. Të gjitha këto marrin vokacionin më të lartë me diskutimet që përmend Putini. Dhe kur përmend Putinin, bëhet fjalë për gjithë hierarkinë e shtetit rus, i cili e ka si pike kryesore Kosovën dhe barasvlefshmërinë e saj me Donbasin dhe rajonet e banuara nga rusët në Ukrainë. Edi Rama duhej ta bënte këtë fjalim. Të mendojmë një moment sikur të mos e bënte. Çfarë do kishin punuar?
Ka një problem të madh, njerëzit që janë kundër Ramës e bashkojnë këtë me urrejtjen patologjike që ua errëson arsyen. Edi Rama shkoi si kryeministër i Shqipërisë dhe mbajti një fjalim, i cili duhej mbajtur patjetër. Pse? Sepse nëse nuk do të kishte mbajtur këtë fjalim Rama në rekordet e asaj Asmableje do të mbetej raporti i Dick Martyt dhe votimi pro që i bëri qeveria Berisha këtij raporti dhe hetimit për këtë raport.”, u shpreh Hila.