“Berisha përdori njerëz për të vrarë”, Çupi deklaratë “BOMBË”: Jetuan mirë dhe tani janë zhdukur

Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Breaking” me moderatoren Elisa Gjerani.

Çupi tha se ish-kryeministri ka përdorur njerëz për të vrrarë persona të cilët momentalisht nuk ndodhen në vend, kanë rënë “në heshtje”.

“Ka përdorur njerëz për të vrarë, këta persona kanë jetuar mirë por që për momentin janë zhdukur. Berisha nuk e ka luksin që të rikthehet. Perëndimi nuk do ta pranojë dhe njohë.

Aktualisht në PD legjislative, në krye të saj është Alibeaj, por nga pas qëndron Basha.”

Ndër të tjera analisti shtoi se fati i ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha është rikthimi në parti.

Në lidhje me deklaratën e kryetarit të PL, Ilir Meta ku tha “se do ia lë Berishën në dorë për primaret dhe zgjedhjet”, Çupi u shpreh se politikanët po luajnë po popullin.

“Në mafia nuk ka miqësi, Meta mund të dalë nesër dhe të ndryshojë deklaratën duke thënë se nuk do të bashkëpunojë”, tha Çupi për “Breaking”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT