Paralajmërimi i fortë i Rusisë: Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore!

Hyrja e Ukrainës në NATO mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe vetë aleanca është e vetëdijshme për këtë, është shprehur zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Alexander Venediktov.
“Kiev-i është i vetëdijshëm se një hap i tillë do të nënkuptonte një përshkallëzim të garantuar në Luftën e Tretë Botërore. Natyrisht, ata po tërheqin vëmendjen te vetja”, tha zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Alexander Venediktov.
Roli i Kinës është vendimtar
Një konflikt fillimisht rajonal që shpërthen në një konflikt global ka ndodhur shpesh në histori, thotë Sven Lange, komandant i Qendrës Bundeswehr-it për Historinë Ushtarake në Potsdam. Lufta e Parë Botërore është shembulli më i mirë i kësaj.
Për një luftë botërore, “nuk do të jetë vendimtar kontributi i Rusisë”, thotë Lange, por se si do të pozicionohen “dy fuqitë globale – SHBA dhe Kina”. Sipas vlerësimit të tij, Pekini aktualisht nuk mund të ketë asnjë interes për luftë. “Unë besoj se do të ketë mbështetje për Rusinë nga Kina, por nuk do të jetë aq masive sa të çojë në një konflikt të menjëhershëm me Shtetet e Bashkuara.”
Ndërkohë, në Evropën Lindore, nervozizmi po rritet sepse lufta po afrohet – me sulmet ajrore ruse edhe në Ukrainën perëndimore. Edhe nëse Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se “një për të gjithë, të gjithë për një”, goditja e raketave hipersonike jo larg kufirit të NATO-s, ngjallin frikë. Vizita e presidentit amerikan Joe Biden në Poloni këtë javë synon të qetësojë krahun lindor të aleancës.
Ndërkohë, në Evropën Lindore po rriten thirrjet që NATOtë furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë, për mbylljen e hapësirës së saj ajrore dhe që Gjermania të bllokojë furnizimin me energji nga Rusia, në mënyrë që Putini të mbetet pa para për luftën. Sa më në lindje, aq më e madhe frika: “Të gjithë jemi tashmë në këtë luftë”, tha së fundmi në kanalin e dytë gjerman, ZDF, shkrimtarja ukrainase Katja Petrowskaja. “Nëse keni mësuar nga historia, e dini se nuk ka asnjë mënyrë për ta ndalur këtë luftë nëse nuk veprojmë në mënyrë radikale.”
Në Gjermani, propozime të tilla priten kryesisht me analiza të gjakftohta. Gjëja më e rëndësishme është “të kufizohet përfundimisht konflikti në hapësirë dhe kohë në mënyrë që të parandalohet përhapja masive e tij”, thotë studiuesi Herfried Münkler nga Universiteti Humboldt në Berlin. Munkler e kundërshton Katja Petrovskayan: “Kjo mund të jetë e kuptueshme duke pasur parasysh tmerret në Ukrainë, por kjo është një nxitje për një lufte të madhe,” thotë ai. Aktualisht nuk ka asnjë alternativë të përgjegjshme ndaj veprimeve aktuale të NATO-s, tha Münkler për DW.