Berisha hedh akuza për ambasadorin britanik: Ka bërë një akt të mirëfilltë korruptiv

Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith për atë që ai e quajti një akt korruptiv, lidhur me shpalljen e tij ‘non grata’.

Berisha e cilësoi ambasadorin një kundërshtar të vendosur të përpjekjeve të tij për rivendosjen e kauzës së drejtë në PD, dhe tha se asnjë nga pretendimet e ngritura lidhur me Damir Fazllic dhe Fation Dautin nuk qëndronin.

“Ambasadori britanik ka mbajtur qëndrim të fortë mbështetjeje ndaj Lulzim Bashës. Kjo që ka bërë Ambsasadori Britanik është një akt i mirëfilltë korruptiv, i  ndikuar nga Rama, Erion Veliaj dhe Basha. Kam dokument për këto që them”, u shpreh Berisha që pohoi se lidhur me çështjen i është drejtuar gjykatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT