Rama: Kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit, javën tjetër dialog në bashkitë e Shqipërisë

Java e ardhshme duket se do të jetë intensive për kryeministrin Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një postim ku shfaqet me kryeministren finlandeze, Sanna Marin dhe thotë se pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehet në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisin javën tjetër në bashkitë e vendit.
“Pas një kongresi frymëzues në Berlin, kthehemi në Tiranë për përgatitjet e fundit të dialogut që do të nisim javën tjetër në bashkitë e Shqipërisë; për përballjen me inflacionin e luftës, mbrojtjen e familjeve e bizneseve nga rritja e çmimit të energjisë, buxhetin e ri 2023 dhe mburojën sociale të vitit të ardhshëm, për të djathtën e rublave medoemos, si edhe për ecurinë e qeverisjes vendore së bashku me ambiciet e mandatit të ri për bashkitë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se që prej të premtes Rama ndodhet në Berlin në kuadër të kongresit të partive socialiste europiane.