VIDEO/ Scholz ndërpret fjalën në gjermanisht dhe ia përkthen Ramës: Edi, sapo thashë që…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga Berlini, ku kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor.
Rama ka ndarë videon nga momenti ku gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Partive Socialiste Europiane në gjuhën gjermane, kancelari gjerman Olaf Scholz në një moment ka ndaluar dhe i ka shpjeguar në anglisht Ra,ës se për çfarë po fliste për Ballkanin Perëndimor.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë 20 vite që janë kandidatë për në BE. Por pas kaq kohësh kjo nuk do të jetë vetë më fjalë, por edhe me vepra.
Edi sapo thashë, se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor” tha Scholz.
E Rama teksa ndanë këtë video me humor shkruan“ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorar për punën jashtë orarit”.