Brnabiç s’tërhiqet: Nuk kërkojë falje për Shqiptarët, e thash të vërtetën për “njerëzit e malit”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një emision në RTS ka deklaruar se nuk kërkon falje lidhur me deklaratën e saj  të mëparshme, ku ka thënë se qytetarët e Kosovës janë “njerëz të zbritur nga mali”.

Ajo thekson se nuk do të kërkojë falje për këtë deklaratë, sepse sipas saj është e vërtetë.

“Është e pamundur të flasësh me ta. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe është dëshmuar pothuajse e pamundur për të dalë me këta njerëz, për të negociuar”, ka deklaruar ajo.

Brnabiç, më tutje tha se po kërkon çdo mundësi për dialog dhe kompromis.

“Ne jemi duke kërkuar çdo mundësi për dialog, për një kompromis,” tha Brnabiç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT