Lëvizje në radhët e policisë/ Rrumbullaku firmos të paktën 30 ndryshime në strukturat drejtuese, ja kush ikën

Ndryshime të reja kanë ndodhur në radhët e Policisë së shtetit. Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur ndryshime në strukturat drejtuese.

Kështu,  Petrit Halo, i cili deri më tani drejtonte Komisariatin nr. 4 në Tiranë, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1. Këtë të fundit deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti, i cili u pezullua në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit.

Mehmeti është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme, konkretisht në Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të bëhej Shef Komisariati.

Ndërkohë në krye të Komisariatit nr.4 është vendosur Luan Hyseni. Nga ana tjetër, mësohet se janë të paktën 30 ndryshime brenda radhëve të policisë së shtetit, ku janë përfshire edhe studentët ekselentë  dhe janë vendosur në emërimet e reja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT