“Mënyra si opozita vepron mban erë”/ Rama ngre dyshime: Ajo çfarë dimë nuk është e gjitha që duhet ditur

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, e cila zgjati rreth 60 minuta, e fokusuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryetari i PS, Edi Rama do të nisë turin e takimeve me kryebashkiakët dhe qytetarët në të gjithë vendin për të shpjeguar reformat që qeveria do të marrë për të përballuar dimrin e vështirë që na pret, e për të përballuar krizat e shkaktuar për shkak të luftës në Ukrainë.

“Çështja është se në këtë epokë kërcënimi kur Shqipëria nuk bën përjashtime duhet të përballemi me pasojat e diçkaje që është jashtë nesh, na duhet të themi sa më të qartë e të bashkuar e sa më të lidhur me partnerë e me aleatë të fuqishëm.

Do të ishte mirë të kishim një opozitë të rrinte mirë në këtë kontekst, por premton vetëm izolim nga bota. Fatkeqësisht është e zhytur në thesin e rublave. Mënyra si vepron mban erë. Ajo çfarë dimë është më pak se ç’duhet ditur.”- deklaroi Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT