“Doktori i Fiksit” tregon njohjen me “Tanin e Topit”/ Si filloi punë në radio

Genti Pjetri, i njohur si “Doktori” i “Fiks Fare”, ka rrëfyer së fundmi për njohjen me themeluesin e “Top Channel”, Dritan Hoxhën.
“Doktori i Fiksit” tregoi në emisionin “Të Harruarit” se “Tanin e Topit” e ka njohur nëpërmjet mikut të tij artist, Bojken Lakos, i cili e kishte inkurajuar të bënte humor në media.
Ai tha se Dritani i kishte kërkuar të bënte spote humoristike 1 minutë – 1 minutë e gjysmë dhe pas spoteve të para kishte vendosur menjëherë të fillonte punë.
“Bëja humor me miqtë e mi dhe shoqërinë. Bojken Lako më tha ‘pse nuk e provon iher në radio këtë humor që bën’. Varet në çfarë radio i thashë, por gjithsesi. ‘Është hapur ‘Top Albania Radio’’, më tha, ishte 97-a. Nuk e njoh i thashë. ‘Në rregull hajde me mua’, më tha. Mirë mo Bojken i thashë. Unë Bojkenin e kam pasur mik, shok për shumë vjet. Më çon te ‘Top Albania Radio’. Takova pronarin, ndjesë pastë dhe më pyeti ‘çfarë do bësh?’ Nuk e di i thashë, çfarë keni ju në mendje se unë nuk ia kam idenë se çfarë kërkoni ju. ‘Ne kërkojmë spote humoristike 1 minutë – 1 minutë e gjysmë, jo më tepër’. Nis spoti i parë dhe ka qenë një skafist. Bëra 1,2,3 spote dhe më thotë pronari ‘Gento a do të fillosh punë?’ ‘Dakord’, i thashë”, deklaroi Genti Pjetri./ B.A. – CNA.al