E FUNDIT/ Shtyhet gjyqi për deputetin Ervin Salianji, ja data kur do të mbahet

Gjykata e Apelit e ka vendosur shtyrjen e sencës gjyqësore ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji, për ështjen “Babale”.

Mësohet se gjyqi i radhës do të mbahet më 9 nëntor ora 14:00, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi.

Deputeti Ervin Salianji u dënua në dhjetor të vitit 2019 me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës me akuzën e “kallëzimit të rremë”. Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një çështje trafiku droge në Vlorë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT