Salianji rrezikon sot burgun/ Deputetët demokratë bëhen bashkë për ta mbështetur para seancës në Apel (FOTO)

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë ditën sotme seancën ndaj deputetit demokrat, Ervin Salianji për çështjen “Babale”.
Përpara seancës gjyqësore, Salianji është parë në shoqërinë e deputetëve demokratë, mes tyre mbështetës të Sali Berishës, por po ashtu edhe nga grupi mbështetës i Enkelejd Alibeajt.
Deputeti Ervin Salianji u dënua në dhjetor të vitit 2019 me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës me akuzën e “kallëzimit të rremë”. Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një çështje trafiku droge në Vlorë.
Salianji ndërkohë pret edhe vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë nëse ai do të dënohet për akuzat e ngritura, ose do të vërtetojë se ato janë të pabaza dhe deputeti do të mbetet i lirë.