Meta shton presionin ndaj Berishës: Të nxjerrë sa më shpejt kandidatët për zgjedhje

Kur Partia Socialiste duket se ka ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet lokale të 2023-shit, Ilir Meta duket se ka shtuar presionin ndaj aleatit të tij Sali Berisha.
Në një deklaratë për mediat, Meta u shpret se Partia Demokratike duhet të qartësojë sa më shpejt se cilët do të jenë kandidatët përballë mazhorancës socialiste.
“Partia Demokratike, sa më shpejt të jetë e qartë për momentin se kur dalin kandidatët përballë Rilindjes.
Kjo është çështja më e rëndësishme, sepse në zgjedhje nuk do të votohet për as për zotin Berisha, as për zotin Meta, por do të votohet për kandidatë, sepse kemi sistem mazhoritar”, theksoi Meta.