Pamje të RËNDA/ 10 të rinj sulmojnë me leva dhe shkopinj punonjësit e karburantit në Ksamil

Rreth 10 të rinj kanë sulmuar punonjësit e një karburanti në Ksamil.
Gazetarja Kristina Fidhi raporton se pas një konflikti banal, personat e paidentifikuar kanë sulmuar me leva dhe shkopinj.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe pas verifikimeve paraprake rezulton se një prej sulmuesve është person me precedentë penalë dhe vepra të mëparshme./ Top Channel