Ngjela: SPAK është mpirë nga kërcënimet. Shqipëria ka nevojë për një Gjykatë Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin

Avokati Spartak Ngjela ka thënë sot se Shqipërisë i duhet një gjykatë ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin.

Ai tha gjatë një interviste në “News 24” se SPAK po rezulton se është i mpirë dhe se është bërë i depërtueshëm nga presionet dhe kërcënimet.

“Duke u nisur nga konsiderata e ambasadores Kim, jemi përballë fenomeneve që kanë frikë nga kërcënimet . Unë shoh që politika amerikane gaboi me SPAK. Kërkoi që nja bandë e madhe vjedhësish të gjejë të ndershëm. Bandë e madhe vjedhësish. SPAK po na rezulton që është i mpirë, dhe duhet të dinë se është dënim shumë i rëndë i tyre. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Ndërkombëtare që të luftojë korrupsionin, është domosdoshmëri. Sepse janë tendenca për korrupsion dhe frika ekzistojnë të dyja bashkë.

Por problemi është se a do ta pranojnë ndërkombëtarët, nuk e di. Pra shenjat janë që ato duan ta bëjnë . problemi qëndron që të bëhet ajo duhet shumicë në parlament, duhen 94 vota, por atje janë të korruptuarit dhe vota është e fshehtë. Unë di se ç’hoqën në Prishtinë, donin të gjenin votat. problemi qëndron se edhe ne atje duhet të qëndrojmë, tani do ta bëjmë dot apo jo nuk e di. Nëse ky propozim bëhet, SPAK del jashtë loje. Nëse potenca ndërkombëtare kërkon të ndërtohet një gjykatë ndërkombëtare kundër korrupsionit në Shqipëri, bie SPAK”, u shpreh Spartak Ngjela./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT