Reso: Edi Rama, si Noli, shkëlqeu në arenën ndërkombëtare!

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ishte i ftuar Bardhyl Reso, një nga figurat më të dashura të Dritare TV për të folur lidhur me zhvillimet më të fundit nga vendi.

Në një lidhje “Skype” nga ShBA, por me sytë përherë nga Shqipëria, zoti Reso foli për fjalimin e mbajtur nga kryeministri Rama në KiE, reagimin e Albin Kurtit, polemikat që shkaktoi ky fjalim dhe domethënien për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Unë nuk e kuptoj pse nuk paska të drejtë Edi Rama si një shqiptar, si një kryeministër i Shqipërisë, në një akuzë që e ka pëfshirë edhe vendin e tij, nuk paska të drejtë të dalë e të kërkojë që të hodhet poshtë një raport i cili është miratuar 11 vjet më parë duke pasur parasysh edhe rrethanat politike të Evropës në atë kohë kur është miratuar kjo rezolutë. Unë nuk arrij ta kuptoj pse ne e kemi këtë mllef karshi njeri-tjetrit. Fjalimi i Edi Ramës për këtë çështje i shërben Kosovës dhe Shqipërisë? Kjo është pyetja e parë.

Ka nga ata që thonë që deklararat e vendeve të vogla as që i përfill njeri. Nuk është e vërtetë. Kur ka qenë Noli në OKB, në 1920, delegati kinez u ngrit e tha: për çfarë bën fjalë zotëria. I thanë për një vend të vogël në Evropë me më pak se 1 milion banorë. Ai e quajti të parëndësishme. Noli me zgjuarsi dhe finesë politike i tha se nuk bëhej fjalë për 1 milionë kinezë, por për 1 milionë shqiptarë. Ndaj nuk ka rëndësi fare që flet një kryeministër i një vendi të vogël apo i një vendi të madh.

I dimë në fjalimet e udhëheqësve botërorë. Të Churchill, të De Gol, apo Regan. Ato janë fjalime programatike botërore. Por për kombin shqiptar, unë mendoj që fjalimi i Edi Ramës, që e ka filluar këtë problem që në fjalimin që mbajti në OKB, është një fjalim shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të kapemi me vogëlsira. Nujk duhet të kapemi me momente të zhvillimeve politike të brendshme për qëllime partiake dhe ato të hedhin pastaj baltë mbi çështje kombëtare. Kjo është një zemërvogëlsi e atyre që mendojnë se këto bëhen me qëllime të paracaktuara.”, u shpreh ai në Dritare TV./M.K/dritare.net

Back to top button
LAJMET E FUNDIT