Protesta e pedagogëve/ Rama: Hera e fundit që bëjmë rritje page uniforme, do të mbështesim vetëm ata…

Teksa pedagogët po protestojnë duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me rektorët e universiteteve, është shprehur se është në dorën e universiteteve rritja e pagave për profesorët.

Ai tha se ndryshe nga institucionet e tjera, universitetet janë midis shtetit dhe tregut. Sipas Ramës institucionet e arsimit të lartë duhet ta kenë pjesë të AND-së thithjen e të ardhurave nga tregu, që do i mundësojë edhe paga më të mira pedagogëve.

Rama ka përmendur edhe rritjen e pagave në mënyrë jo uniforme. Ai tha se është herë e fundit që pagat rriten në mënyrë të barabartë për të gjithë pasi do të ketë dallime me bazuar në përformancë.

“Është hera e fundit që bëjmë rritje page uniformë. Do të mbështesim më shumë ata që i sjellin më shumë shoqërisë dhe që janë në gjendje t’u ofrojnë më shumë studentëve.

Nuk do të ketë një rritje page për Universiteteve që të mos jetë një rritje e kombinuar mes ndërhyrjes së shtetit dhe nga futja si aktor në treg. Kampuset universitare sot nuk janë fjetore, pra kemi mësimin kemi edhe fjetoren por janë edhe hapësirat ku takohet universiteti me biznesin, tregun.

Në kampet universiteteve është edhe prania e bizneseve që kanë interes për të bashkëpunuar. Universiteti Bujqësor me qasjen e re, falë lidershipit të rektorit, një nga kontributet më të rëndësishme të PD rektori, do të jetë vendi ku kampusi do të sjellë aty kompani që janë të interesuara për të marrë dijen e universitetin dhe të rrisin të ardhurat e të paguajnë universitetin.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT