SPAK tërhoqi dosjen/ Për çfarë e akuzon Nuredin Dumani Erion Alibejn, fotoja e një polici u gjet në…

SPAK vendosi ditën e sotme tërheqjen e dosjes së Erion Alibej, i akuzuar si porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit.
Tërheqja u bë për shkak se kjo dosje do të bashkohet me ngjarje të tjera kriminale, në të cilat dyshohet se Alibej është e përfshirë, sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Por për çfarë tjetër e akuzon Dumani Alinejn? Mësohet se Erion Alibej dyshohet të jetë edhe porositësi i vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist. Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.
Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh.