Ramush Haradinaj pritet me nderime ushtarake në Gjermani (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është pritur me ceremoni ushtarake në Gjermani.

I pari i Qeverisë së Kosovës do të takohet në Gjermani me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare në Bundestag, si dhe do të marrë  pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” e në Lutjet e Mëngjesit në Berlin.

“Sapo ateruam në Berlin së bashku me Zëvendës Kryeministrin Pacolli. Agjendë e rëndësishme për çështje të interesit të përbashkët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për nder të Haradinajt, krahas flamurit të Gjermanisë dhe atij evropian është vendosur edhe i Kosovës.

Kjo vizitë është duke u realizuar  rreth një muaj para takimit që do të mbahet në fillim të korrikut në Paris, në vazhdën e takimeve për arritjen e një marrëveshje me Serbinë./l.m

Back to top button
LAJMET E FUNDIT