Si i thyhen barrierat e sigurisë hakerat iranianë

Mesazhi në imazhet e publikuara tregon se MEK, një kundërshtar i hershëm që shihet si kërcënim nga regjimi iranian, ishte objektivi kryesor. Pra, sulmit ndaj Shqipërisë konsiderohet hakmarrje për strehimin e muxhagedinëve.
Disa postime të grupit të quajtur “Drejtësia e Atdheut”, ngrenë pyetjen “pse duhet të shpenzohen taksat tona për terroristët e Durrësit”. Një referencë për MEK-un, të konsideruar terroristë nga Teherani që jetojnë pranë një kampi të madh refugjatësh në Manëz të Durrësit.
“Ne, grupi i drejtësisë së atdheut, nuk kemi bërë dhe nuk duam të cenojmë interesat e popullit shqiptar. Por kur bëhet fjalë për qeverinë dhe politikanët e korruptuar të Shqipërisë, kjo është një histori tjetër. Shqipëria nuk është shtëpi për terroristët dhe mashtruesit”.
Inside Story është përpjekur të kontaktojë me hakerat për t’ju adresuar një sërë pyejtesh rreth aktivitetit që po cenon rëndë interesat e gjithë shqiptarëve por nuk morëm asnjë përgjigje.
Sulmi kibernetik i 15 korrikut ndodhi, një javë përpara Samitit Botëror të Iranit të Lirë, një aktivitet i organizuar çdo vit nga opozita iraniane e muxhahedinëve të MEK të stacionuar në Manëz.
gjitha sistemet tona kanë dështuar që së pari të pengonin hyrjen pra aksesin në sisteme dhe së dyti të detektonin prezencën për një kohë të gjatë sepse faktikisht shumë të dhëna kanë arritur të ekstraktohen nga sistemi dhe duke qëndruar për një kohë të gjatë në sistem hakerat. Kjo vetveti tregon një dështim të sistemeve që presupozohet që janë ndërtuarpër të garantuar funksionimin e këtyre sistemeve” u shpreh eksperti për sigurinë kombëtare, Arjan Dyrmishi.