Rrëfehet Armando Broja: Ndjesia e golit të parë, trajneri i ri dhe një mesazh për tifozët shqiptarë!

MacKenzie Scott Donates $84.5 Million to Girl Scouts
×
Nuk jam shumë i sigurt, por që kur ka ardhur ai më ka folur shumë, jo vetëm mua, por edhe me lojtarët e tjerë. Ai është munduar t’i njohë të gjithë me hollësi, prejardhjet dhe formimin që kanë. Për më tepër, unë kam marrë më shumë minuta. Formacioni është zgjedhje e tij, ai zgjedh skuadrën dhe ai e bën këtë gjë në bazë të asaj që është më e duhura sipas tij. Sipas këndvështrimit tim, unë duhet vetëm të punoj fort dhe të stërvitem, në mënyrë që kur të jem në fushë të provoj të gjej rrugën e rrjetës, të asistoj për shokët e skuadrës dhe të kontribuoj sa më shumë të jetë e mundur, diçka që është shumë e rëndësishme.

Sezonin e fundit shënuat 6 gola me Southamptonin, me Vitessen shënuat rreth 11. Cili është objektivi për këtë sezon? Sa gola mendon se mund të shënosh?

Nuk mund të përcaktoj një numër të saktë, zakonisht objektivat i mbaj për vete. Personalisht, do të mundohem t’i arrij objektivat gjatë sezonit. Nuk më pëlqen të vendos një numër. Thjesht dua që të luaj, ta shijoj, të luaj për shokët, skuadrën dhe tifozët. Nuk vendos numra për arritjet e mia, mundohem t’i mbaj për vete.

Si mendon se është të luash rreth “superyjeve” të Chelsea-t si Aubameyang dhe Sterling, që, së fundmi, kanë formuar edhe një partneritet në repartin e sulmit?

Është e mrekullueshme. Ata të dy kanë bërë gjëra të shkëlqyera në karrierat e tyre. Kështu që të mësoj nga ata në stërvitje dhe jashtë fushës është shumë e rëndësishme për mua si lojtar i ri. Kam mundësinë të shoh si stërviten dhe çdo gjë që bëjnë. Mundohem të marr mësime nga ata, të marrë ndonjë ide dhe ta implementoj tek vetja. Pa dyshim që përpiqem të mësoj nga dy lojtarë të mëdhenj si Aubameyang dhe Sterling.

Pyetja e fundit. A keni ndonjë mesazh për tifozët shqiptarë, pasi ata të ndjekin çdo javë duke luajtur me Chelsea-n?

Natyrisht, tifozët shqiptarë kanë një vend të madh në zemrën time. Ata më kanë mbështetur përgjatë gjithë rrugëtimit tim, kështu që i falënderoj shumë për mbështetjen e vazhdueshme, e vlerësoj shumë, faleminderit djema!

Falë teje, Chelsea në Shqipëri ka më shumë tifozë…

Faleminderit!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT