“Ju jeni vrasës”/ Nis me PËRPLASJE protesta e dytë për vdekjen e Lear Kurtin, qytetari…

Ka nisur pasditen e sotme protesta e dytë për 32-vjeçarin Lear Kurti.
Kujtojmë se Kurti humbi jetën pas shoqërimit në Komisariatin nr.3.
Nga pamjet e publikuara në media shihet se qytetarët janë grumbulluar para Ministrisë së Brendshme, ndërsa kjo e fundit është rrethuar nga efektivë të shumtë policie.
Ndërkohë që mësohet se që në nisje të protestës, ka pasur një përplasje mes policisë dhe protestuesve, teksa një nga qytetarët ka tentuar të kalojë gardhin mbrojtës të Ministrisë.
Me thirrjet “Ju jeni vrasës”, “Kriminela” “Policia e krimit”, qytetarët kërkojnë drejtësi për vdekjen e të riut, ndërsa kërkojnë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi CCucci.
Protesta e sotme mbështetet dhe Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.