Në Shqipëri planifikohet të mbyllen 9 gjykata të tjera për mungesë stafi

Përveç Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë që janë jashtë funksionimit, sistemi i drejtësisë pritet që të ketë probleme të tjerë në muajt në vijim.
Një projekt-dokument i Këshillit të Lartë Gjyqësor i rrjedhur në media parashikon mbylljen e 9 gjykatave.
Arsyeja e mbylljes së gjykatave është mungesa e stafit.
Pritet që të mbyllen gjykatat shkallës së parë në Kurbin, Përmet, Sarandë, Burrel, Tropojë, Pukë dhe Pogradec.
Gjithashtu të njëjtin fat pritet që ta kenë edhe gjykatat e Apelit të Gjirokastrës dhe Korçës.
Në diskutim është dhe shkrirja e Gjykatës së Apelit të Durrësit me Tiranën.