Ligji për spiunët, reagon Ilir Meta: Unë jam shqiponjë, dje në darkë po festoja

Ilir Meta tha se ligji i miratuar dje në Kuvend për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit, është si shprehja popullore “u mbars mali dhe polli një mi”.

Duke bërë ironi me një video të Ramës me breshkat në zyrën e tij, Meta tha se uron që ky “mi”, ta ndihmojë kryeministrin me frymëmarrjen për betejat që do të vijnë.

“Në 24 korrik e la detyrën, i përshëndeti të gjithë me shqiponjën e në 25 korrik nisi fluturimin e tij. Shqiponjat fluturojnë gjithmonë lart.

Për këtë ligjin që kanë bërë këta mbrëmë dihet nga të gjithë u mbars mali polli një mi thotë populli.

E këtu mali u mbars në 25 korrik me një email anonim dhe polli një mi mbrëmë në mes të natës se unë kam qenë në një festë familjare e meqë nuk i dalin ato dy breshkat uroj që miu ta ndihmojë për t’i përmirësuar frymëmarrjen për betejat që vijnë para.

Meta është cdo ditë në terren, jam i sigurt që rezultati i PL do jetë spektakolar në radhë të parë në kryeqytet e gjithë qendrat kryesore të vendit e kontributi i PL do jetë i jashtëzakonshëm për fitoren e kandidateve të opozitës së vërtetë kundër gjithë kandidatëve rilindas që kanë pasur 100% të pushtetit vendor”, tha Meta.

I pyetur lidhur me deklaratën e tij kohë më parë, ku pati thënë se do të sakrifikohej si Salvador Allende për të marrë Ramën me vete, Meta tha se i ka mbajtur të gjitha premtimet duke bërë detyrën sa ishte në korrektesë dhe duke qenë çdo ditë në terren pas 24 korrikut.

“Ilir Meta i ka mbajtur të gjitha premtimet e tij. Nëse unë do isha Alende, Rama s’do ishte dot Pinoçet. Unë e kam mbajtur premtimin dhe deri në 24 korrik aty ka qenë një kështjellë e paprekshme e Kushtetutës.

Janë harxhuar qindra miliona euro për presion ndaj Metës, edhe në Gjykatë Kushtetuese, u falsifikua edhe firma e kryetarit të Kuvendit dhe Ilir Meta në 24 korrik e la detyrën, ju përshëndeti me shqiponjën dhe në 25 korrik filloi fluturimin, dhe ju e dini që shqiponjat fluturojnë lart”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT