I vdekur por me serum në dorë/ Deputeti i “Rithemelimit” mbron mjekët e Traumës pas fotos virale të Laer Kurtit: Është perfuzion venoz bëhet…

Deputeti i ‘Rithemelimit’, Tritan Shehu me profesion mjek gjithashtu ka sqaruar së fundmi foton ku Lear Kurti është shfaqur me një serum në dorë, pa shenja jete.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai i ka dalë në mbrojtje mjekëve të spitalit të Traumës, duke argumentuar se serumin në foton ku Lear Kurti shfaqet i shtrirë, pa shenja jete dhe i prangosur bëhet për arsye mjekësore.
Ndër të tjera deputeti thotë se akuza ndaj mjekëve se kanë gënjyer duke thënë se ka mbërritur në spital shenja jete, ndërkohë që i kanë dhënë serum nuk qëndron. Shehu ka sqaruar se ai është perfuzioni venoz që bëhet edhe kur një i sëmurë arrin pa shenja jete.
“Nje shtet qe di te inkriminoje vetem mjeket-per te fshehur pergjegjesite e tij!
Cuditerisht lexoj se kane filluar hetimet ndaj mjekeve te traumes!!
Akuzohen se i paskan vendosur nje serum te ndjerit Kurti, ndersa kane deklaruar arritjen e tij ne spital pa jete!!
Akuze e pretendim me cinik e idiot se ky nuk mund te kete.
Mjeket, edhe kur nje i semure arrin pa shenja evidente jete, por te pa qarte per kohen e ndalimit te funksioneve jetesore, bejne te gjitha perpjekjet per ta rikthyer ne jete fatkeqin.
Dhe veprimi i pare eshte vendosja e nje perfuzioni venoz, qe mund te shoqerohet me te tjera veprime sic eshte intubimi, masazhi kardiak, goditja elektrike etj, ne vartesi te gjendjes e ecurise.
Desheroj tu them atyre, qe ngrene te tilla akuze, se shpesh eshte shume e veshtire, te marresh vendimin perfundimtar te heqjes dore nga pacienti.
Mjeket duhen pergezuar per perpjekjet, qe bejne per te rikthyer ne jete dike.
Por ne Shqiperi sic duket kjo nuk ndodh.
Se mjeket jane kthyer tek ne “tabele qitje” nga keq dashesit, injorantet dhe ata, qe kerkojne te fshehin keshtu te verteten e problemeve.
Mjeket nxiren me pranga e forca speciale nga salla e operacionit edhe pa lejuar te veshin rrobat e tyre, mbahen ne qeli kur mund te gjykohen te lire, ofendohen, intimidohen.
Duke krijuar keshtu nje psikoze urrejtje ndaj tyre, sikur ata jane shkaku i te gjithe te keqijave, edhe jashte sistemit shendetesor kjo.
Ndersa ata per misionin e tyre te veshtire qe realizojne, ne nje sistem shendetesor te shkaterruar, duhen konsideruar nder profesionistet me te nderuar e te respektuar te shoqerise.”-shkruan deputeti në llogarinë e tij në Facebook.