“Mund ta pësojë si Leari”/ Berisha zbulon mesazhin që kishte marrë nga i riu: Më morën në komisariat me dhunë…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish ditën e sotme vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti, pasi u ndalua nga policia.
Gjatë një takimi me studentë në Tiranë, Berisha deklaroi se çdo i ri mund ta pësojë si Leari, pasi sipas tij, policia është e mbushur me kriminelë. Ai zbuloi po ashtu dhe mesazhin që kishte marrë nga një i ri, i cili i thoshte se kishin arrestuar pa arsye.
“Flet e bërtet si të mbrojë krimin. Ti nuk ke qenë aty. Si mund të vërsulesh për të fshehur gjërat. Ky bëhet palë. Secili i ri mund ta pësojë si Leari, e ka mbushur policinë me kriminelë dhe të droguar. Dje më dërguan një mesazh , ku shkruante: Më morën në komisariat me dhunë.
Dhe aty thuhej se një shprehet , Luan e ka emrin, do ta heq qafe këtë. Pra shikoni çfarë kanë futur brenda. Mund të imagjinohet kjo gjuhë. Kjo është policia që krijoi. Vënë gangster në krye të policisë”, tha Berisha.