Ligji për spiunët shkakton tërmet: Pas I.M dalin dhe dy dosje zyrtarësh VIP!

Miratimi i ligjit që largon spiunët nga politika ka nisur një proces katharsisi në radhët e PD-së. Pas Ilir Metës, I cili doli se ka qenë bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit, nisin të dalin emra të tjerë.

Një mbështetës i njohur i së djathtës, gazetar dhe drejtus i ish-të përndjekurve politikë, ka publikuar dy dokumente të Sigurimit të Shtetit, ku thekson se dy ministra të qeverisë së parë të PD-së në vitin 1992, kanë pasur dosje të Sigurimit dhe janë shantazhuar nga Sali Berisha.

Gazetari Nebil Çika, thekson në postimin e tij se dosjet janë përdorur  në mënyrë diabolike nga Sali Berisha.

Postimi i Nebil Çikës

Sa për të kuptuar përdorimin politik të dosjeve të Sigurimit nga Berisha !

Këto janë dy dëshmi, njëra në hetuesi e Genc Rulit për Gjergj Peçin i dënuar për agjitacion e propagandë dhe tjetra në gjykatë e e Abdyl Xhaja për Trifon Xhagjikën,  poet i pushkatuar politik .

Që të dy kanë marrë certifikatën e “pastërtisë” nga komisioni “Mezini” .

Të dy deputetë dhe ministra të PD -së .

Por nuk janë vetëm këta duroni edhe pak se do shikoni thagma !

Ja pse janë kundër hapjes së dosjeve, jo vetëm se nuk duan të dekonspirojnë spiunët por se nuk duan tu zbulohet manipulimi dhe përdorimi politik i tyre .

Masakra që kanë bërë në shpinë të të përndjekurve politikë duke i detyruar të votojnë për ta !

Se na hapën  barkun ca të përndjekur politikë  duke mbrojtur spiunët ! /TEMA/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT