“Agjencia izraelite, partnere strategjike e Shqipërisë në sigurinë kibernetike”

Në vijim të takimeve në Izrael, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, kryeministri Edi Rama u prit në një takim nga drejtuesi i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike.

Takimin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, ku shkruan se Izraeli do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike

“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike” – shkruan Rama bashkëngjitur fotos nga takimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT