“Këshilltari” i Ilir Metës: FBI, organizatë e korruptuar, që trafikon njerëz dhe sulmon ata që duan familjen dhe urrejnë komunizmin si puna jonë

Prej kohësh tashmë në Shqipëri, njerëzit pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës janë duke nxitur një frymë anti-amerikane në Shqipëri.
Një prej tyre është ish-këshilltari i Metës, Dritan Kaba, që nuk lë rast pa sulmuar Amerikën.
Këtë radhë, në një debat me ish-deputetin e PD, Fatosh Hoxha, pasi ky i fundit ka publikuar postimin e tre viteve më parë t ëish-nëndrejtorit të FBI për Berishën, Kaba ka sulmuar FBI, duke thënë se është një organizatë që trafikon njerëz dhe që sulmon ata që duan familjen, Zotin dhe që urrejnë komunizmin.
Me pak fjalë, sulmon këta konservatorët si puna e Berishës dhe Metës.
Ironia e ish-deputetit Hoxha, ndërkohë është për t’u admiruar.
Dritan Kaba: Idiotesi me te madhe nuk eshte shkruar ndonjehere.
Fatos B Hoxha: Ndoshta!!!
Dritan Kaba: Si ndoshta. Pa asnje diskutim. Marrin para. Shesin shpirtin. Ne ka nje organizate te korruptuar deri ne themele dhe sidomos ne drejtim keto 15 vitet e fundit eshte FBI.
Eshte kthyer si sigurimi i shtetit.
Njerez qe mbulojne korrupsionin e demokrateve, sulmojne me akuza dhe gracka te turpshme patriotet e vertete.
Ata qe besojne ne Zot, duan jeten apo Familjen si edhe urrejne komunizmin. I etiketojne me akuzat nga me te ndryshmet.
Mbrojne vjedhesit dhe manipuluesit e votes, lirojne kriminelet, i fshehin drejtesise anetaret e kupoles se fentanolit dhe trafikut te qenieve njerezore. E plot e plot te tjera.
Fatos B Hoxha: Atëherë na del për detyrë ne, të “clirojmë” Amerikën nga kjo organizatë kaq e korruptuar!
Dritan Kaba: Nuk e di a te del per detyre apo nuk te del per detyre, se mund te marresh detyra vete, por derisa me shume se gjysma e amerikaneve e cilesojne te tille, derisa, politikanet perfaqesuesit me ne ze te republikaneve thone keto qe po shkruaj…
Fatos B Hoxha: Do lexoj më shumë dhe ndoshta e shlyej gabimin.