“Autoritetet t’i shqyrtojnë këto prova”/ Escobar e thotë hapur: Ja pse u shpall Berisha “non grata”

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Gabriel Escobar k komentuar ditën e sotme vendimin e Departamentit të Shtetit për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Escobar deklaroi se ky vendim nuk ishte as institucional e as politik, por i marrë për shkak të prova që provonin korrupsionin e Berishës. Escobar shkoi dhe më tej, teksa u bëri thirrje autoriteteve në vend që t’i shqyrtojnë këto akuza.
“Vendimi për ta përcaktuar atë ishte një vendim institucional. Nuk ishte një vendim individual dhe nuk ishte një vendim politik. Ishte një vendim që ne e morëm për shkak të korrupsionit që gjetëm. Unë do t’u bëja thirrje institucioneve në Shqipëri ta shqyrtojnë këtë.”- tha zyrtari amerikan.