Britania e ka shpallur “non grata”, Berisha mesazh kryeministrit të ri

Edhe pse Britania e Madhe e ka shpallur “non grata”, Sali Berisha ka uruar kryeministrin e ri britanik.

Kuptohet, nëpërmjet një mesazhi në Facebook-un e tij, jo me ndonjë letër zyrtare.

“Të dashur miq,

Partia Konsevatore e Britanisë së madhe zgjodhi dje për kryeministër të Mbreterisë së Bashkuar njërin prej personaliteteve më të njohur të saj, politikanin dhe ekonomistin e shquar me reputacion botëror, Rishi Sunak.

Zgjedhja e tij dje si kryeministër u krahasua me zgjedhjen e Barack Obamës si president i SHBA sepse prindërit e Sunak janë të dy me origjinë indiane dhe kanë ardhur në Angli nga Afrika Lindore.

Rishi Sunak ishte ministër i financave në kabinetin e Boris Johnson dhe pas dorëheqjes së këtij të fundit në shtator, garoi për postin e kryeministrit e Britanisë së Madhe. Por, këtë qëllim e realizoi me shpejtësi pas dorëheqjes së kryeministres Truss.

Me këtë rast, le t’i urojmë ne kryeministrit Rishi Sunak suksese të mëdha në udhëheqjen e Partisë Konservatore dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkruan Berisha për ndjekësit e vet, duke dashur të tregojë kështu se nuk ka asgjë me Londrën zyrtare, pasi sipas tij, gjëmën për shpalljen “non grata” e ka nga ambasadori britanik në Tiranë, që sipas Berishës është i korruptuar dhe paguhet nga Rama dhe Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT