VIDEO / “Kthehu tani, se jemi LIVE”, Dash Sula ikën nga emisioni, Rakipi: Halle-halle kjo dynja…

Një incident ka ndodhur emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Në hyrje të pjesës së dytë të emisionit ku flitej nëse grupi i Alibeajt po e dëmton opozitën, drejtuesi Ylli Rakipi ka marrë një telefonatë nga deputeti Dash Sula.

Deputeti i grupit Basha-Alibeaj ka qenë i ftuar në emision, por ka vendosur të largohet 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë të emisionit, pasi është lodhur, duke pritur në kafe, mbarimin e pjesës së parë të emisionit për vdekjen e Lear Kurtit.

“Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu unë”, i tha moderatori Rakipi, deputetit tjetër të ftuar, Luan Baçi.

Gjatë telefonatës, Rakipi ndërsa i thotë që të kthehej në emision i thotë që po ia thotë këtë live. Por Sula nuk është kthyer, ndërsa gazetari Rakipi ka mbetur i habitur duke thënë se “kjo botë është halle-halle”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT